Më 1 gusht 2025, rreth orës 14:20, zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë arrestuar R.F. (54) nga Tetova, pas një denoncimi të djalit të tij 28-vjeçar.

Në raportimin e tij në SPB Tetovë, djali ka deklaruar se një ditë më parë, për shkak të mosmarrëveshjeve familjare, R.F. ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe i kishte drejtuar një pistoletë.

Pas këtij denoncimi, në shtëpinë e R.F. është kryer bastisje, ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë revole me gjashtë plumba.

I dyshuari është ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse në përputhje me nenet 133 dhe 396 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që lidhen me kërcënimin dhe mbajtjen e paligjshme të armëve. Hetimet përfundimtare janë në vazhdim.TS