Gjatë ndeshjejes së mbrëmshme të basketbollit në Kumanovë, janë dëgjuar sharje dhe thirrje të ulëta raciste kundër shqiptarëve si “dhoma gazi për shqiptarët”, “siptari” në prani të figurave të larta shtetërore si Kryeministri, Ministri i Brendshëm dhe Kryetari i Komunës së Kumanovës. Këto thirrje ofenduese kanë shkaktuar reagime të fuqishme në mesin e qytetarëve shqiptarë dhe të partive politike.
Ne lidhje me këtë vëllau i zv/ ministrit Astrit Iseni i ka quajtur bullgar maqedonasit.

“Mem fal be ju shoktë e mi të FB thash nuk shkruj mo për 2025 ama ku mos me shkrujtë be kur në qytetin tim Luan Kumanova me Rumunin tifozëve Serb dhe Bullgarë të Kumanovës se këta ashtu ndjehen ska Maqedon tek ne na fyejnë na ofendojnë pa masë bashkë me ndihmën e kryetarit tonë Titistë dhe Nacionalistë i cili as pak nuk Distancohet nga këto fyerje. Këto aq larg kanë shku edhe me bark me Romun me mbet fajin na n̈ neve Shqiptarëve.” ka shkruar Driton Iseni vëllau i Astrit Isenit – zv/Minister i MPB-së./TS/