Sulm brutal në Strugë: E qëllon me thikë disa herë pas një zënke, ndërsa shoku e nxit “mbaroje punën”

Prokuroria Themelore Publike në Strugë ka nxjerrë urdhër për zhvillimin e një procedure hetimore ndaj dy personave, nga të cilët njëri dyshohet për veprat penale – Vrasje sipas nenit 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 19 (në tentativë), si dhe Dhuna sipas nenit 386 paragrafi 1 në lidhje me paragrafi 3 të Kodit Penal, ndërsa i dyshuari i dytë ka ndihmuar në kryerjen e tentativës për vrasje.
Më 2 gusht, për shkak të marrëdhënieve të prishura paraprakisht mes palëve, i dyshuari i parë ka tentuar të vrasë një person. I dyshuari i dytë, me veturën e tij BMW X6, ka bllokuar rrugën e veturës Volkswagen Golf 7 në të cilën ndodheshin viktima dhe një person tjetër. Të dy të dyshuarit kanë dalë nga veturat dhe i janë drejtuar viktimave, duke i sulmuar fizikisht me grushta. Në një moment, i dyshuari i parë ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur viktimën me disa plagë në bark, krah dhe qafë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Gjatë kohës së sulmit, i dyshuari i dytë bërtiste dhe e nxiste bashkëpunëtorin për të përfunduar aktin.
Personi tjetër që ndodhej me viktimën ka tentuar të ndërhyjë dhe t’i ndalojë, por i dyshuari i parë edhe atë e ka sulmuar me thikë në dorë, duke i shkaktuar ndjenjë frike dhe pasigurie në publik.
Prokurori publik ka dorëzuar propozim tek gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Strugë për caktimin e masës së paraburgimit për të dy të dyshuarit.