Sektori për Punë të Brendshme në Ohër ka ngritur kallëzim penal ndaj dy personave pas një incidenti të dhunshëm të ndodhur më 08 korrik 2025 në qytetin e Ohrit.
Sipas informacioneve zyrtare, të kallëzuarit janë A.L. (33) nga fshati Hame i rrethit të Dibrës dhe N.Sh. (41) nga fshati Kalishtë i rrethit të Strugës. Ata dyshohen për veprën penale “Dhunë”, ndërsa ndaj N.Sh. rëndon edhe akuza shtesë për “Lëndim të rëndë trupor”.
Ngjarja ndodhi kur A.L., sipas hetimeve, e sulmoi fizikisht shtetasin E.P. duke përdorur një send të fortë. Si reagim ndaj këtij akti, N.Sh. e goditi A.L.-në dhe i shkaktoi lëndime trupore.
Materialet hetimore janë dorëzuar në Prokurorinë Publike për procedim të mëtejmë. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.TS