Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër J.N. (64) nga Shkupi, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.

Ngjarja ndodhi më 17 mars 2025 në ambientet e një subjekti juridik në Kumanovë, ku një punonjës pësoi lëndime të rënda trupore gjatë kryerjes së detyrave të punës.

Sipas hetimeve, J.N., si person përgjegjës për sigurinë në vendin e punës, ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e praktikës teknike, duke qenë i vetëdijshëm për rrezikun potencial që i kanosej punonjësit.

Rasti është proceduar në Prokurorinë Publike për veprime të mëtejme hetimore dhe ligjore.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume