Më 03.08.2025 në orën 13.00 në NJPB Kërçovë u denoncua se në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë, në afërsi të hyrjes për në f. Tajmishtë, rrethi i Kërçovës, ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet një motoçiklete me targa të Manastirit, të drejtuar nga D.B. (45) nga fshati Lubonjë, rrethina e Resnjës, një mjeti transportues ,,Folksvagen’’ me targa të Tetovës, të drejtuar nga V.J. (38) nga f. Rakovec, komuna e Bogovinës, një automjeti pasagjerësh ,,Opel’’ me targa kombëtare gjermane, të drejtuar nga L.S. (40) nga f. Përshovc, komuna e Tearcës, dhe një automjeti pasagjerësh ,,Folksvagen Arteon’’ me targa të Shkupit, të drejtuar nga D.S. (39) nga f. Creshevë, rrethina e Shkupit. Në aksident pësoi lëndime të rënda trupore D.B., të konstatuara në Qendrën Mjekësore të Kërçovës. Këqyrjen e vendngjarjes e kreu ekipi i NjPB Kërçovë.TS