Më 03 gusht 2025, rreth orës 14:20, në Vendkalimin Kufitar Jazhincë, në hyrje të Maqedonisë së Veriut, policia kufitare ka arrestuar K.D. (43) nga Kosova.
Gjatë verifikimeve kufitare, u konstatua se ai figuronte me masën “arresto” me kërkesë të SPB Shkup.
Personi i arrestuar iu dorëzua nëpunësve policorë të SPB Shkup për procedura të mëtejshme ligjore.TS