Më 03 gusht 2025, rreth orës 22:40, në Shtip, zyrtarë të SPB Shtip e kanë privuar nga liria personin S.K. (37) nga fshati Tarinc, komuna e Karbincit.

Sipas kallëzimit paraprak, S.K. ka sulmuar fizikisht gruan e tij, si dhe vëllain, nënën dhe babanë e saj në oborrin e prindërve të bashkëshortes, duke përdorur një send të mprehtë dhe të fortë.

Të dëmtuarit u transportuan në Spitalin Klinik, ku nënës dhe vëllait të gruas së S.K. u janë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Personi është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” sipas nenit 131 të Kodit Penal.TS