Më 03 gusht 2025, rreth orës 10:00, në hyrje të shtetit përmes Vendkalimit Kufitar Tabanoc, nëpunësit policorë privuan nga liria V.N. (44), shtetase e Republikës së Shqipërisë.

Gjatë kontrollit kufitar, u konstatua se patenta e shoferit spanjole, e dorëzuar nga ajo për verifikim, ishte e falsifikuar.

Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj V.N. do të ngrihet kallëzim penal për veprën “Falsifikim i dokumentit” sipas nenit 378 të Kodit Penal.TS