Bexheti sulmon Mexhitin: Kush nuk ka fytyrë për të dhënë dorëheqje, nuk ka as moral për të kërkuar votën

Në një reagim të publikuar në rrjetin social Facebook, Blerim Bexheti ka kritikuar ashpër Izet Mexhitin, duke e akuzuar se nuk ka besim në fitoren e tij dhe se nuk respekton vullnetin e qytetarëve.
Bexheti i referohet deklaratës së Mexhitit se vetëm nëse zgjidhet kryetar komune do të heqë dorë nga posti i Zëvendëskryeministrit të Parë, duke ia dorëzuar atë Bekim Salit.
“Kjo deklaratë flet qartë: Ai nuk beson në fitore! Dhe më keq – nuk e respekton verdiktin e popullit! Sepse, nëse do të kishte bindje të sinqertë se do të fitonte, do të jepte dorëheqje që sot,” shkruan Bexheti.
Ai shton më tej se, sipas tij, Mexhiti nuk ka ndershmëri politike dhe as dinjitet për të mbajtur një post qeveritar nëse qytetarët nuk e mbështesin në nivel lokal.
“Sipas cilit moral, fytyrë apo legjitimitet mund të qëndrojë ende në qeveri, nëse qytetarët e shpallin të padenjë për t’i udhëhequr në komunën e tyre?” pyet Bexheti, duke shtuar se Mexhiti tashmë nuk jeton më në komunë dhe nuk ndjen as përgjegjësi ndaj saj apo banorëve të saj.
Ai përfundon reagimin me një deklaratë të drejtpërdrejtë:
“Kush nuk ka fytyrë për të dhënë dorëheqje, nuk ka as moral për të kërkuar votën.”/TS
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fblerimbexheti.bb%2Fposts%2Fpfbid0Zhc2ayW89PzN2E2gFpBvbL1qAw2pTdnrzFUDB5zczc5XcdDE48GskSRgG6syAGVSl&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”692″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>