Njerëzit në Gazën qendrore po nxitojnë të mbledhin ndihma pasi ato u hodhën nga ajri me parashutë sot.

Pavarësisht dërgimit të këtyre ndihmave, organizatat humanitare thonë se kjo nuk është e mjaftueshme për të përmirësuar ndjeshëm situatën e rëndë, raporton Sky News.

Ghada Haddad nga Oxfam tha se ishte e nevojshme një përgjigje gjithëpërfshirëse humanitare dhe kjo sipas saj, nuk do të ishte e mundur pa një armëpushim të përhershëm dhe hapjen e kufijve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume