Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka marrë fjalën në protestën që po mbahet në Prishtinë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër Gjykatës Speciale.
Ahmeti ka thënë se UÇK i është përmbajtur ligjeve të luftës dhe s’është marrë me të pafajshmit dhe me civilët, duke pasur si synim të vetëm çlirimin.
“UÇK i është përmbajtur ligjeve ndërkombëtare të luftës. Asnjëherë s’është marrë me të pafajshmit. Asnjëherë s’ka vrarë civilë. UÇK ka sqaruar se lufta e saj ishte vetëm e vetëm çlirimi”, ka thënë Ahmeti.
“Ka sqaruar se lufta e saj s’është luftë kundër asnjë populli, as fetare, e as terroriste. Kjo luftë e çoi Kosovën drejt fitores dhe pavarësisë”, ka shtuar tutje kreu i BDI-së.
Ahmeti ka thënë se “Krerët e UÇK-së sollën Perëndimin, NATO-n e Amerikën në Ballkan, pas rënies së Millosheviqit”.
Sipas Ahmetit, ky ndryshim solli stabilitet rajonal dhe prosperitet pro-perëndim.
“Këtë e bënë këta lider që po mbahen padrejtësisht në Hagë”, ka thënë Ahmeti.