Rron Gjinovci ka reaguar në lidhje me protestën e mbajtur dje kundër Gjykatës Speciale.

Ai tha se tash e tutje duhet të largohet akuza për ndërhyrje në drejtësi, marrë parasysh se po kundërshtohet Specialja, gjykatë kjo e Kosovës.

Ai i kritikoi partitë PDK, LDK dhe AAK për përdorimin politik të kësaj gjykate, duke e lidhur këtë me një përgatitje të mundshme për fushatën zgjedhore që mund të ndodhë në tetor.

Gjinovci veçon sidomos bashkimin e pazakontë të këtyre partive, veçanërisht nga LDK, që ka qenë kundër kësaj gjykate që nga paslufta, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Tash e tutje akuzën për ndërhyrje në drejtësi hiqne nga vokabulari. S’ka ma me thanë “po ndërhyn në drejtësi”. Gjykata Speciale është gjykatë e Kosovës e parapame në Kushtetutën e Kosovës si degë e veçantë e drejtësisë kosovare e cila e ka selinë në Hagë dhe e cila ka punësu gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë. Ju sot ndërhyt në drejtësi, PDK, LDK dhe AAK bashkë. Ky bashkim i panatyrshëm sidomos nga ana e LDK-së e cila prej mas luftës e ka synu këtë gjykatë, ka kuptim, sepse kjo e sodit nuk ke protestë për çkado që po thonë se është, por parapërgatitje, parafushatë për zgjedhje eventuale në tetor.