Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares dënoi ashpër miratimin e planit nga Kabineti Izraelit i Sigurisë, për pushtimin e qytetit të Gazës, transmeton Anadolu.

“Dënojmë fuqimisht vendimin e qeverisë izraelite për të përshkallëzuar pushtimin ushtarak të Gazës. Kjo do të çojë në shkatërrime dhe vuajtje të mëtejshme. Një armëpushim i përhershëm, furnizim urgjent dhe në shkallë të gjerë i ndihmës humanitare dhe lirimi i të gjitha pengjeve janë urgjentisht të nevojshëm”, tha Albares në një deklaratë në X.

Ai përsëriti edhe një herë pikëpamjen e tij se “paqja përfundimtare në rajon mund të arrihet vetëm përmes krijimit të një zgjidhjeje me dy shtete, përfshirë një shtet palestinez real dhe të qëndrueshëm”.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com