Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se në Vushtrri kanë gjetur mbetje mortore, e që potencialisht i përkasin një personi nga lista e personave të zhdukur.

Në njoftim thuhet ky lokacion është identifikuar në bashkëpunim me shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur.

“Sot, gjatë gërmimeve të realizuara në një lokacion të ri në Vushtrri, janë gjetur mbetje mortore që potencialisht i përkasin një personi nga lista e personave të zhdukur. Ky lokacion është identifikuar në bashkëpunim me shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur, konkretisht Shoqata ‘Martirët e Lirisë’ nga Vushtrria. Gërmimet janë zhvilluar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se Komisioni do t’iu njoftojë për identifikimin pas pranimit të raportit të ADN, nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com