Një konflikt familjar ka përfunduar me plagosjen e një burri 71-vjeçar, i cili është goditur me mjet të mprehtë nga bashkëshortja e tij 65-vjeçare.

Ngjarja ndodhi në Shtip, në banesën e tyre familjare pas një zënke mes çiftit, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme në Shtip.

Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja u raportua rreth orës 23:40 të mbrëmjes së kaluar. E dyshuara B.J., 65 vjeçe, dyshohet se e ka goditur burrin e saj pasi ai e kishte kapur për fyti. Si pasojë e incidentit, 71-vjeçari është dërguar në Spitalin Klinik të Shtipit, ndërsa për momentin nuk ka informacione të detajuara për gjendjen e tij shëndetësore.

Gruaja është arrestuar nga policia dhe ndaj saj pritet të ndërmerren veprime të mëtejshme ligjore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume