Në mesin e të pranishmëve ishin drejtues, aktivistë dhe mbështetës të Lëvizjes, ndërsa një dëshmi e vullnetit për bashkëpunim dhe unitet shqiptar ishte pjesëmarrja e përfaqësuesve të Koalicionit Vlen dhe kandidatit të tij për kryetar të Komunës së Likovës, z. Nexhmedin Sadiki.

Fjalë rasti mbajtën anëtarët e Këshillit Drejtues të Lëvizjes Arbëria, Orhan Ibrahimi, Meral Ferati, Gazmend Aliji dhe Bekim Fazliu, të cilët theksuan misionin e Arbërisë: të jetë një platformë e hapur për shqiptarët, mbrojtëse e interesave të tyre dhe bartëse e projekteve që synojnë ngritjen e një kulture të re politike, me nder dhe përgjegjësi. Lëvizja Arbëria e sheh veten si projekt të së ardhmes, ku shqiptarët do të arrijnë barazinë e plotë në këtë vend.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume