Sot më 09.08.2025, në orën 03:27, në Stacionin Policor të Shkupit është raportuar se në një parking në bulevardin “Jane Sandanski” ka marrë flakë një automjet “Toyota” me targa të Shkupit, i cili është pronë e R.H. (55) nga Shkupi. Zjarri është shuar nga Brigada e zjarrfikësve të Shkupit, pa shkaktuar persona të lënduar. Në vendngjarje ka qenë i pranishëm ekipi hetimor i SPB Shkup, i cili ka kryer ekspertizën për të zbardhur rrethanat e incidentit.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume