Tre persona u lënduan nga të shtënat që ndodhën në Times Square të New York City të shtunën, raportoi agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur pas mesnatës.
Videot e shpërndara nëpër rrjete sociale tregonin njerëz duke ikur nga vendi i ngjarjes dhe policinë që po rrethonte zonën dhe po merrej me të plagosurit.
Një i dyshuar raportohet të jetë arrestuar dhe po merret në pyetje.
Viktimat përfshijnë një 19-vjeçar dhe një 65-vjeçar, të dy prej të cilëve pësuan plagë me armë zjarri në pjesën e poshtme trupore, sikurse edhe një 18-vjeçare. ata u dërguan në spital dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetë.