Më 09/10.08.2025, në periudhën nga ora 23:30 deri në 02:30, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, në bashkëpunim me Njësinë Kombëtare për Luftimin e Kontrabandës së Migrantëve dhe Trafikimit me Njerëz – Shkup, kanë kryer një kontroll aksion në një objekt hotelier në fshatin Zhelinë, Tetovë, në pronësi të J.F. (48) nga Zhelina, si dhe në një objekt hotelier në Tetovë, ku menaxher ishte paraqitur I.A. (22) nga Tetova.

Gjatë kontrollit në objektet janë gjetur 30 femra nga Rusia, Brazili, Serbia, Shqipëria, Argjentina dhe Kolumbia, të cilat dyshohet se kanë keqpërdorur qëndrimin turistik, duke qëndruar në kundërshtim me qëllimin e lejuar.

Ato janë ndaluar në stacionin policor dhe, pas sqarimit dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj shtetasve të huaja, pronarit dhe personit përgjegjës do të ngrihen procedurat përkatëse.