Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mbajë mbledhjen e radhës në Tiranë – shumë figura të mëdha të futbollin zbarkojnë në kryeqytetin shqiptar

Më 11 shtator, Tirana do të mirëpresë mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Organi më i lartë drejtues i futbollit evropian do të zbarkojë për herë të parë në kryeqytetin shqiptar, në një takim zyrtar ku pritet të merren vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbollit.
Ky është një moment historik për Federatën e Futbollit dhe për Shqipërinë, që për herë të parë pret një mbledhje të këtij niveli të lartë ndërkombëtar.
Agjenda dhe temat që do të diskutohen gjatë mbledhjes do të bëhen publike disa ditë përpara eventit, përmes një komunikimi zyrtar për mediat dhe opinionin publik.
Shqipëria ka qenë edhe më herët mikpritëse e aktiviteteve të rëndësishme të UEFA-s, si mbledhja e Komitetit HatTrick, takimi i 11 federatave të Europës Juglindore, mbledhja e panelit Grassroots, ajo për Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Përgjegjësinë Sociale (SES), si dhe mbledhja e Komitetit të Medias së UEFA-s.