SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër M.M. (59) nga Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Mashtrim”. Gjatë vitit 2024, i denoncuari ka mashtruar dy persona nga Tetova, duke u premtuar se do t’u hapte firma në një shtet të huaj. Për këtë shërbim të rremë, ai ka marrë nga viktimat shumën prej 11,000 eurosh, nën pretendimin se po rregullonte dokumentacionin e nevojshëm. Pas zbardhjes së rastit, ndaj tij do të ndjeket procedura ligjore përkatëse.TS

Ask ChatGPT

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume