Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër B.Sh. (34) nga Tetova, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Dhunë”. Ngjarja ka ndodhur më 27 maj 2025 në një objekt hotelerie në Tetovë, ku pas një grindjeje paraprake, i akuzuari sulmoi fizikisht një person tjetër duke përdorur thikë. Si pasojë e sulmit, viktima ka marrë lëndime nga shpimi. Policia vijon hetimet lidhur me rastin dhe apelon për kujdes dhe respekt të ligjit.TS