Sot në Tetovë u zhvillua ceremonia mortore për Fatmir Rexhepin, i cili humbi jetën tragjikisht një ditë më parë pas një ngjarjeje të dhunshme ku u plagosën edhe katër persona të tjerë informon Tetovasot. Në varreza kishte një atmosferë të rëndë dhe ngushëlluese, ku familjarët, miqtë dhe qytetarët e ardhur për të përcjellë në banesën e fundit ishin të tronditur dhe të pikëlluar nga kjo ngjarje e dhimbshme.
Aty mbizotëronte heshtja e dhimbshme dhe vajtimet e familjarëve, ndërsa ishin të pranishëm edhe shumë banorë të Tetovës dhe përfaqësues të komunitetit lokal, të cilët shprehën ngushëllimet e tyre për familjen. Atmosfera ishte e rënduar nga dhimbja dhe trishtimi, ndërsa lutjet dhe homazhet nuk munguan gjatë gjithë ceremonisë.
Ngjarja që tronditi qytetin e Tetovës ka lënë një boshllëk të madh, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Ndryshe sipas dëshmitarëve të pranishëm, Fatmir Rexhepi, viktima e djeshme në Tetovë, ishte një person i pafajshëm dhe nuk kishte asnjë lidhje me grindjet e mëparshme mes dy familjeve të përfshira në konflikt.
TS