“Lidhur me shkëmbimin e zjarrit të djeshëm me armë në Tetovë, ju njoftojmë se tre persona janë privuar nga liria. Gjatë kontrollit dhe bastisjeve në disa lokacione në fshatin Gajre të Tetovës, janë gjetur objekte me interes për hetimin. Po ndërmerren masa dhe aktivitete për sqarimin e plotë të rastit dhe gjetjen e objekteve dhe personave të tjerë që kanë qenë të përfshirë në shkëmbimin e zjarrit” thonë nga SPB-Tetovë