Dje fitoi trofeun e dytë në histori, sot mori lajmin e hidhur nga CAS për paraqitjen në garat evropiane

Crystal Palace festoi mbrëmë fitimin e trofeut të dytë në histori, por sot mori një lajm të hidhur nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS).
Klubi anglez fitoi Community Shield mbrëmë me një fitore në penallti kundër Liverpoolit, dhe si fitues të FA CUP, ata duhej të luanin në Ligën e Evropës.
Megjithatë, UEFA nuk e lejoi ta bënte këtë, sepse pronari i Crystal Palace, John Textor, tashmë ka një klub në këtë garë, dhe ai është Lyon.
Lyon fitoi avantazhin sepse përfundoi në vendin e gjashtë në Ligue 1, ndërsa Crystal Palace ishte i 12-ti në Ligën Premier, dhe klubi londinez apeloi në CAS pasi Textor dha dorëheqjen nga pozicioni i tij në bordin e drejtorëve të Lyon, por CAS vendosi sot se kjo nuk duhet të ndikojë në vendimin e UEFA-s, dhe Crystal Palace do të luajë në Ligën e Konferencës.
“Rregullat e UEFA-s janë të qarta dhe ato deklaruan se Textor duhej të tërhiqej nga një nga funksionet e tij që nga 1 marsi. Duke pasur parasysh se ai kishte të drejtë të merrte vendime në të dy klubet pas kësaj, vendimi i UEFA-s që Lyon të luante në Ligën Europiane dhe Crystal Palace në Ligën e Konferencës është i vlefshëm dhe mbetet në fuqi”, njoftoi CAS.