Më 10 gusht 2025, rreth orës 21:20, Sh.J. (26) nga fshati Krushopek, komuna e Sarajit, ka denoncuar në SPB Shkup se automjeti i tij i parkuar, një “Seat Altea” me targa të Shkupit, është dëmtuar nga disa projektile arma zjarri. Ngjarja ka ndodhur në një parking para një objekti hotelerie në fshatin Llakë, rrethi i Shkupit. Autoritetet policore po ndërmarrin masa intensive për zbardhjen e plotë të rastit dhe gjetjen e përgjegjësve.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume