Kryetari aktual i Bogovinës, Besnik Emshiu do të jetë kandidati i ardhshëm nga radhët e BDI-së.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe skeretari i përgjithshëm, Faton Ahmeti.

“Jemi gjithnjë e më pranë finalizimit të listës së kandidaturave për kryetarë komunash.

✅ Besnik Emshiu – Kryetar aktual i Komunës së Bogovinës, i bashkohet ekipit fitues të Besëlidhjes Aleanca Kombëtare për Integrim.

Bashkë do të fitojmë!
Bashkë do t’i themi stop të keqes!
Bashkë për dinjitetin shqiptar!

#BesëlidhjaAKI
#Tetor2025
#Referendum
#ShqiptarëtPërShqiptarët” ka shkruar Ahmeti