Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske se çfarë është planifikuar në pjesën e infrastrukturës sportive, theksoi se janë ndarë 720 milionë denarë për 36 objekte sportive.

“Për momentin, mendoj se vetëm në thirrjen e dytë që e shpalli Ministria e Vetëqeverisjes Lokale kemi mbi gjysmë miliard denarë të ndara për investime në infrastrukturë sportive në komunat. Gjithsej nga thirrja e parë dhe e dytë ishin rreth 35-36 objekte, ndërsa vlera e përgjithshme investuese e tejkalonte shumën prej 720 milionë denarësh. Dhe do të vazhdojmë në këtë drejtim,” tha ai dhe shtoi:

“Përfundohen ato projekte që në të kaluarën u filluan, e më pas u harruan, siç ishin pishinat etj. Kështu që, gjithçka që ka qenë e nisur, e përfundojmë, por edhe aty ku do të konstatojmë se ka nevojë për ndërhyrje, po ashtu do të përfundohet.”