Të hënën në orën 14:50 në Tetovë, zyrtarët e policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.S. (29) nga Reçica e Vogël, duke vepruar sipas një raporti të mëparshëm se me veturë kishte ndjekur ish-të dashurën e tij.

Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të përgatitet kallëzim përkatës.