Më 12 gusht 2025, rreth orës 17:00, në SPB Tetovë, një 44-vjeçar nga një fshat i Tetovës raportoi se ishte mashtruar nga një person nga një fshat tjetër i rajonit, për shumën prej 1,000 eurosh. Sipas denoncimit, në prill të vitit 2024, pas montimit të një pjese të dyerve të dhomave të porositura, bashkëshortja e tij i kishte dorëzuar shumën e parë të parave, me marrëveshjen që pjesa tjetër të paguhej pas përfundimit të punës. Megjithatë, deri në momentin e denoncimit, punimet nuk ishin përfunduar dhe as paratë nuk ishin kthyer. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.