Më 12 gusht 2025, rreth orës 16:30, në SPB Tetovë u raportua për një aksident trafiku në rrugën rajonale Tetovë–Jazhincë, në fshatin Dobrosht. Sipas njoftimit, automjeti “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga 85-vjeçari S.F. nga Dobroshti, ka goditur automjetin e parkuar “BMW” me targa gjermane, pronë e 28-vjeçarit A.S. nga fshati Pallaticë. Si pasojë e përplasjes, S.F. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Në vendngjarje inspektimin e ka kryer një ekip i SPB Tetovë.TS