Detaje të reja rreth vrasjes në Tetovë: Dy persona janë në paraburgim, ndërsa dy të tjerë janë në arrati

SPB Tetovë dhe Sektori për Kriminalistikë – Departamenti për Krim të Përgjithshëm dhe të Dhunshëm kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj katër personave lidhur me shkëmbimin e zjarrit dhe vrasjen që ndodhi më 10.08.2025 në Tetovë.
Kundër R.T. (37) nga Tetova, i cili u lëndua gjatë shkëmbimit të zjarrit dhe u shtrua në një institucion mjekësor në Shkup për ndihmë mjekësore, dhe kundër një të mituri 15-vjeçar nga fshati Gajre, Tetovë, i cili u arrestua më 11.08.2025 në Gajre, ekzistojnë dyshime se kanë kryer veprat penale “vrasje” sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 3, “prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve dhe materialeve shpërthyese” sipas nenit 396, si dhe “vepra të rënda kundër sigurisë publike” sipas nenit 292 paragrafi 1 në lidhje me nenin 288 paragrafi 3 dhe 1 të Kodit Penal.
Kundër M.T. (45) nga Tetova dhe Z.M. (37) nga fshati Gajre ekzistojnë dyshime se kanë kryer veprën penale “vrasje” (në tentativë) sipas nenit 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 19, po ashtu “prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve dhe materialeve shpërthyese” sipas nenit 396 dhe “vepra të rënda kundër sigurisë publike” sipas nenit 292 paragrafi 1 në lidhje me nenin 288 paragrafi 3 dhe 1 të Kodit Penal.
Më 10.08.2025, në rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë, Z.M. dhe 15-vjeçari me përdorimin e armëve automatike privuan nga jeta një person dhe vunë në rrezik jetën dhe trupin e personave të tjerë, duke përfshirë edhe një nga të dyshuarit e tjerë. Me armët automatike ata qëlluan drejt një automjeti “Golf”, duke goditur viktimën e ndjerë që ishte në vendin e shoferit. Dy plumba goditën kraharorin e pasagjerit i cili mori lëndime serioze me rrezik të menjëhershëm për jetën. Një plumb goditi këmbën e djathtë të një fëmije të lindur në 2012, i cili ndodhej pranë.
Edhe pse ishte plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit, R.T. dhe një tjetër person nxorën armët dhe filluan të qëllojnë drejt automjetit që largoheshin, duke goditur një person tjetër që mori lëndime serioze, ndërsa plumba goditën edhe një automjet tjetër, duke rrezikuar sigurinë e një gruaje.
Të gjithë të dyshuarit janë vendosur në paraburgim prej 30 ditësh nga gjyqtari kompetent. M.T. dhe Z.M. janë në arrati dhe po ndërmerren masa për kapjen e tyre dhe arrestimin.