ASH: Azir Aliut i kan mbaruar gënjeshtrat – mashtrimi më i madh në histori me punësimet në Spitalin e Tetovës doli zbuluar

Ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu, i kanë mbaruar gënjeshtrat. Së fundmi dolën në pah të gjitha mashtrimet e tij rreth punësimit të 155 punonjësve shëndetësorë në Spitalin Klinik të Tetovës.
Edhe pse mori përgjigje negative nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor, ministri Aliu vazhdoi “dramën” politike, duke deklaruar se punonjësit shëndetësorë në Spitalin Klinik të Tetovës do të marrin vendime dhe “pikë”.
Sot i kujtojmë ministrit se kanë kaluar gati dhjetë ditë nga mbajtja e testimit – ku, përveç punonjësve që presin me vite, ishin edhe shumë militantë të VLEN-it – dhe të gjithë janë mashtruar njësoj. Ashtu siç e paralajmëruam, Azir Aliu ka mashtruar publikisht.
Ligji për Zgjedhje, neni 8A, pika 1, paragrafi 3, është i qartë:
Nga dita e shpalljes së zgjedhjeve nuk mund të fillohet procedura e punësimit të personave të rinj ose të ndërpritet marrëdhënia e punës në institucionet publike, ndërsa procedurat e filluara vihen në pushim, përveç punëve urgjente dhe të pashmangshme.
Punësimi i stafit mjekësor – sado i rëndësishëm – nuk konsiderohet urgjencë ligjore, pasi personeli aktual ka kontrata në fuqi dhe nuk përfshihet në kategorinë e punëve të pashmangshme.
Mos vallë qëllimi i ministrit Aliu ishte vetëm marketing politik? Apo ishte një metodë për të përdorur dinjitetin e personelit mjekësor për përfitime elektorale, duke u premtuar të gjithëve se do t’i punësojë pas zgjedhjeve?
Kjo është jo vetëm e papranueshme, por edhe shantazh politik, duke lojtur me kontrubutin, profesionalizmin dhe bukën e gojës së njerëzve.
Aleanca për Shqiptarët do të dorëzojë ankesë në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, për të hetuar veprimet e Azir Aliut dhe për të ndaluar çdo tentim manipulimi me personelin mjekësor të Spitalit Klinik të Tetovës. Po ashtu, kërkojmë t’i jepet fund praktikave të listave partiake, duke siguruar që vendet e punës t’u takojnë punëtorëve meritorë, e jo militantëve partiakë.
Me gjasë, kjo është gënjeshtra dhe manipulimi më i madh i bërë ndonjëherë me punonjësit shëndetësorë dhe qytetarët në përgjithësi, pas mashtrimit për punësimin e 2.500 shqiptarëve, që po ashtu rezultoi një gënjeshtër e madhe.
I inkurajojmë të gjithë shqiptarët të mos i nënshtrohen presioneve dhe mashtrimeve të atyre që tashmë nuk vlejnë. Tetori është afër dhe skema e tyre e mashtrimit do të përmbyset. Aleanca për Shqiptarët premton se do të kujdeset për dinjitetin dhe mirëqenien e çdo qytetari.
Aleanca për Shqiptarët