Më 12 gusht 2025, rreth orës 22:05, në Ohër, zyrtarë policorë të SPB Ohër privuan nga liria 59-vjeçarin Z.J. nga Ohri. Arrestimi u bë pas një denoncimi se rreth orës 20:20, ai kishte futur me forcë një grua 60-vjeçare nga Ohri në automjetin e tij “Jugo” me targa të qytetit dhe e kishte çuar në shtëpinë e tij. Pas ndërmarrjes së masave, gruaja u gjet në shtëpinë e tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 141 të Kodit Penal.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume