Lajmi i TetovaSot për pezullimin e konkursit për specializim mjekësor në Spitalin Klinik Tetovë verifikohet si i saktë. Sipas njoftimit zyrtar të IPSH Spitali Klinik Tetovë, konkursi për 28 mjekë, i shpallur më 08.04.2025 dhe korrigjuar më 09.04.2025, është pezulluar përkohësisht me Vendim nr. 02-1357/3, datë 12.08.2025, për shkak të zhvillimit të zgjedhjeve lokale. Procedura do të rifillojë pas përfundimit të procesit zgjedhor.

IPSH Spitali Klinik Tetovë informon opinionin publik se Konkursi publik për punësimin e 28 mjekëve për specializim privat, i shpallur më 8 prill 2025 dhe korrigjimi i tij i publikuar më 9 prill 2025, është pezulluar përkohësisht me Vendim nr. 02-1357/3, datë 12 gusht 2025 informon Tetovasot.

Pezullimi është marrë për shkak të zhvillimit të zgjedhjeve lokale dhe në përputhje me rregullat dhe rekomandimet për respektimin e procesit zgjedhor. Procedura e konkursit do të rifillojë pas përfundimit të zgjedhjeve dhe të gjitha proceseve të lidhura me to.

Spitali Klinik Tetovë mbetet i përkushtuar për transparencë dhe informim të drejtë të qytetarëve dhe kandidatëve të interesuar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume