Më 13 gusht 2025, rreth orës 13:20, në SPB Tetovë është raportuar një rast sulmi fizik në një objekt hotelierik në zonën e njohur si “Banja e Tetovës”.

Sipas denoncimit të bërë nga M.M. (29) nga Tetova, një mysafir i identifikuar si L.S. nga Tetova është sjellë në mënyrë të pahijshme brenda lokalit. Pas kërkesës për t’u larguar, ai ka sulmuar fizikisht pronarin.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS