Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare deklaroi sot se bashkëpunimi me qeverinë aktuale është praktikisht i pamundur. Ai theksoi se, pavarësisht intensifikimit të bisedimeve muajt e fundit, qëndrimet e palëve mbeten shumë të largëta informon Tetovasot.

“Pozicionet tona janë të qarta – nuk kemi asgjë të përbashkët me politikat e kësaj qeverie”, u shpreh ai.

Këto komente kreu i PDSH-së i bëri gjatë homazheve për ish-liderin e partisë, Arben Xhaferi, me rastin e 13-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta.