Presidenti amerikan ëhstë pyetur nga një gazetarë se a do të diskutohet në samitin me homologun rus në Alaskë edhe këmbimi i territoreve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, raporton BBC.

“Do të diskutohen, por më duhet t’ia lë Ukrainës marrjen e atij vendimi, dhe ma merr mendja se ata do ta marrin vendimin e duhur”, ka deklaruar Donald Trump rrugës për Alaskë ku sonte do të takohet me Vladimir Putinin në samitin e parë ndëmrjet dy fuqive prej vitit 2022.

“Por unë nuk jam këtu që të negocioj për Ukrainën”, ka thënë shefi i Shtëpisë së Bardhë, duke shtuar se po të mos ishte ai, Putini do ta pushtonte krejt Ukrainën, “Por ai nuk do ta bëjë këtë”.

Një reporter e ka pyetur pastaj Trumpit për mundësinë e ofrimit të garancive amerikane të sigurisë Ukrainës.“Mbase”, ia ka kthyer Trump, do të ketë “mundësi” bashkë me “Europën dhe vendet e tjera”, por ka thënë jo si pjesë e NATO-s.

Kur është pyetur nëse do të diskutohen edhe mundësitë ekonomike, Trump ka thënë “nëse shënojmë përparim”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume