Një video është shpërndarë në rrjetet sociale të ministrit izraelit të ekstremit të djathtë, Itamar Ben Gvir, që tallet me të burgosurin më të njohur palestinez, Marwan Barghouti, në qelinë e tij.

Autoriteti Palestinez e ka dënuar sjelljen e tij. Zëvendëspresidenti Hussein al-Sheikh e ka përshkruar situatën si “mishërim i terrorizmit psikologjik, moral dhe fizik”.

Është hera e parë që Barghouti shihet publikisht përmes kësaj videoje në vite. Ai duket i moshuar dhe i dobësuar, raportoi BBC.

Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Ben Gvir, i thotë: “Nuk do të fitosh. Ai që ngatërrohet me popullin e Izraelit, ai që vret fëmijët tanë, ai që vret gratë tona, ne do ta fshijmë nga faqja e dheut”.