Më 15.08.2025, në orën 21:20, në Departamentin Policor të Zherovjanit është paraqitur R.A. (69) nga fshati Gërgurnicë i Tetovës. Ai ka raportuar se të njëjtën ditë, rreth orës 20:30, para hyrjes së shtëpisë së tij, pas një zënke verbale, është sulmuar fizikisht nga bashkëfshatari i tij R.I. (75).

Sipas denoncimit, gjatë sulmit është përdorur edhe një send prej druri. Organet e policisë njoftojnë se po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume