Më 15.08.2025, rreth orës 16:10, në Stacionin Policor të Kriva Pallankës është denoncuar një aksident trafiku në rrugën magjistrale pranë fshatit Uzem, në vendin e njohur si “Ura e Vogël”.

Motoçikleta “BMW” me targa shqiptare, e drejtuar nga F.L.T. (58) nga Uruguaji, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Nga aksidenti, motoçiklisti dhe bashkudhëtarja e tij A.M.B.A. (58), po ashtu nga Uruguaji, kanë marrë lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në ISHP “Shtëpia e Shëndetit” – Kriva Pallankë.

Ekspertizën në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi hetimor i NJPB Kriva Pallankë.TS