Më 15.08.2025, rreth orës 15:48, në rrugën rajonale Veles–Gradsko, përballë pikës së pagesës rrugore Stobi, ka ndodhur një aksident tragjik.
Një motoçikletë me targa të Velës, e drejtuar nga D.N. (52) nga Gradsko, goditi një automjet “Volkswagen Polo” të parkuar jashtë rrugës, i cili i përkiste J.K. (37) nga Gradsko. Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti D.N. humbi jetën në vendngjarje.
Mjeku i Shërbimit të Ndihmës Emergjente konstatoi vdekjen, ndërsa trupi u dërgua për obduksion me urdhër të prokurorit. Ekspertiza në vendngjarje u krye nga prokurori, në bashkëpunim me ekipin hetimor të SPB Veles.TS