Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) prezantoi sot logon e re, me të cilën hyn e bashkuar në zgjedhjet e tetorit informon Tetovasot.

“Kjo logo është simbol i besëlidhjes sonë për fitore dhe integrim europian. Jetojmë në kohë të vështira, ku shqiptarët respektohen gjithnjë e më pak nga qeveria aktuale, e cila nuk ka legjitimitet etnik shqiptar. Por edhe në këto rrethana, ne në BDI nuk e harrojmë destinacionin tonë europian,” – theksoi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ai shtoi se tashmë më shumë se kurrë nevojitet bashkim: bashkim mes shqiptarëve, bashkim mes atyre që nuk dorëzohen dhe që besojnë se e ardhmja e vendit ndërtohet mbi vlera të përbashkëta.

“Duart e bashkuara janë mesazhi ynë. Të mos harrojmë të kaluarën e hidhur, por të ecim me vendosmëri drejt së ardhmes në familjen e madhe europiane. Vetëm së bashku ndërtojmë të ardhmen që meritojmë,” – përfundoi Ahmeti.TS

Postimi i z.Ali Ahmeti ne Facebook:

Me logon e re të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) hyjmë të bashkuar në zgjedhjet e tetorit.
Jetojmë në kohë jo të lehta dhe ne shqiptarët respektohemi gjithnjë e më pak nga qeveria aktuale, e cila nuk ka legjitimitet etnik shqiptar. Por edhe pse kohët janë të vështira, ne në BDI nuk e harrojmë kurrë destinacionin europian ku duam të arrijmë. Sot nevojitet bashkim, më së pari mes gjithë shqiptarëve, që duhet të bëhen bashkë për njëri-tjetrin, por edhe mes të gjithë atyre që nuk dorëzohen lehtë dhe që besojnë se në vendin tonë mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.
E teksa bashkohemi, të mos harrojmë mësimet e së kaluarës së hidhur dhe ta mbajmë gjithmonë në mendje se e ardhmja jonë është integrimi në familjen e madhe europiane.
Kjo është besëlidhja e fitores, e besimit dhe e integrimit europian.
Duart e bashkuara janë mesazhi ynë: vetëm së bashku ndërtojmë të ardhmen që meritojmë.
#AleancaKombëtarepërIntegrim #BDI #Tetori2025 #BashkëPërFitore