Më 17 gusht 2025, në lokacione të ndryshme në Shkup, policia e SPB Shkup ka privuar nga liria pesë persona për shkak të posedimit të substancave narkotike.
Të arrestuarit janë S.S. (43), A.I. (22), M.D. (41), O.R. (42), të gjithë nga Shkupi, si dhe D.B. (28) nga Republika Çeke. Gjatë kontrollit, tek ta janë gjetur dhe sekuestruar materie pluhurore dhe marihuanë.
Nga SPB Shkup bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të dyshuar do të ngriten parashtresa përkatëse.TS