Më 17 gusht 2025, rreth orës 08:40, në rrugën rajonale Veles–Shtip, afër Deponisë së Qytetit, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.
Në ngjarje janë përfshirë një automjet “Seat” me targa të Velesit, i drejtuar nga D.M. (24) nga Italia, dhe një automjet “Daewoo Tico”, po ashtu me targa të Velesit, që drejtohej nga S.S. (53) nga Velesi.
Si pasojë e përplasjes, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi i “Daewoo Tico”-s, ndërsa lëndime trupore ka marrë edhe bashkudhëtari i tij, O.A. (19) nga Llozova. Të dy janë trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit.
Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Veles, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë.TS