Më 17 gusht 2025, rreth orës 13:50, në rrugën “Njegoshi” në Tetovë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.
Një automjet pasagjerësh ka goditur këmbësorin H.G. (74) nga Republika e Shqipërisë, ndërsa shoferi është larguar nga vendngjarja pa ofruar ndihmë.
Si pasojë, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës.
Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë, ndërkohë që po ndërmerren masa për identifikimin e shoferit dhe zbardhjen e plotë të rastit.