Më 17 gusht 2025, rreth orës 10:00, në rrugën magjistrale Kërçovë–Gostivar, pranë fshatit Dllapkin Doll, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tre mjete: një “Audi” me targa të Kërçovës, një “Ford” me targa të Shkupit dhe një autobus “Setra”, gjithashtu me targa të Shkupit.
Nga përplasja lëndime të rënda trupore ka pësuar një nëntëvjeçar nga Turqia, udhëtar në autobus. Lëndime trupore kanë marrë gjithashtu edhe F.A.D. (44) nga Turqia, një 13-vjeçar nga Shkupi, I.P. (46) nga Shkupi, si dhe një 11-vjeçar nga fshati Strellcë, rrethi i Kërçovës.
Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori publik dhe këqyrjen e vendngjarjes e ka kryer ekipi i NJPB Kërçovë.TS