Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në Tel Aviv të dielën për ta kërkuar përfundimin e luftës në Gaza dhe lirimin e pengjeve. Kjo ishte njëra nga protestat më të mëdha në Izrael që nga fillimi I luftimeve në tetorin e vitit 2023.
Tubimi i së dielës mbrëma ishte kulmi i një dite me protesta në mbarë vendim dhe një greve të përgjithshme për t’i bërë presion Qeverisë që ta ndërpresë fushatën ushtarake, shkruan gazeta “The Guardian”.
“Sillni në shtëpi! Ndaleli luftën” – brohoriste turma e madhe, e cila u mblodh në atë që tashmë quhet Sheshi i Pengjeve në Tel Aviv, që ka qenë pikë kyçe e protestuesve gjatë tërë luftës.
Forumi i Familjeve të Pengjeve dhe të Zhdukurve, nismëtar i protestës, vlerësoi se rreth 500 mijë njerëz ishin në protestë në Tel Aviv – shifër që nuk është konfirmuar nga policia.
“Ne kërkojmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të arritshme dhe përfundim të luftës” – tha Einav Zangauker, nënë e pengut Matan dhe figurë e dalluar e lëvizjes protestuese.