Më 18.08.2025, në orën 06:00, në fshatin Kazandol të Vallandovës, oficerët e Departamentit të Policisë së Vallandovës në bashkëpunim me Stacionin Policor të Gjevgjelisë privuan nga liria E.A. (39) nga i njëjti fshat informon Tetovasot.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe hapësirat ndihmëse, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Gjevgjelisë, u gjetën dhe u sekuestruan 11 kërcej të bimës Cannabis sativa, një karabinë me repetitor, fishekë kalibri 7.9 mm, një granatë dore e tipit të vjetër, një qese dhe disa qese të mbushura me marihuanë, si dhe sende të tjera me mbetje narkotike.
Personi është ndaluar në stacionin e policisë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihen akuza përkatëse.TS